ISHSH kryen mbi 1 mijë kontrolle, vendosen 4 gjoba për masat kundër COVID

0
Gjigandi

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thotë se, ka kryer mbi 1000 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit, ku janë vendosur 4 masa administrative me gjobë në bar kafe, restorante dhe institucion publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

Por, pavarësisht thirrjes së bërë pak ditë më parë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për mbylljen e pishinave publike pasi nuk rekomandohen të mbahen hapur për shkak të COVID-19, duke se sërish kanë munguar kontrollet sa i takon kësaj pjese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu