Ish-zyrtarja e PD-së, Zana Guxholli, tha sot në Open se Berisha ka qëllim të bashkojë PD-në dhe ta rikthejë në pushtet.
Megjithatë ajo shtoi se faji nuk i duhet lënë vetëm Bashës, por edhe grupit të tij të drejtuesve.
“Berisha ka qëllim të bashkojë PD-në, t’i sjellë forcën dhe të arrijë atë që duhet, ato rezultate për të mundur Ramën. Fajin nuk e ka vetëm prijësi, se është bërë në modë të akuzohet prijësi. Basha duhet të ndajë përgjegjësitë edhe me grupin drejtues.
Grupi nuk duhet vetëm ta atakojë atë, port ë marrë përgjegjësi. Për mua Basha është dorëhequr, moralisht nuk duhet të kandidojë, por demokracia e lejon ta bëjë. Gjykata nuk do vendosë se si do zhvillohet PD, ajo ka vetëm rolin e miratimuesit të statutit të propozuar,”
tha Guxholli.