Ish-prokurori bën deklaratën e fortë: Krimi po gjen strehë te politika, ja metodat që po përdorin kriminelët!

0
Gjigandi

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shprehur se elementë të krimit janë pjesë aktive e politikës në vendin tonë. Duke folur për rastin e 430 kg kokainë që u gjet e tretur në tonelatat me pleh disa ditë më parë në Fier, Beci tha se politika u ka krijuar qetësi veprimi kriminelëve.

“Dhe në rastin e fundit kur është bërë arrestimi i 10 personave pas kapjes së një sasie të konsiderueshme kokaine është bërë në formën e dorëzimit të kontrolluar, ku autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet e huaja nga disa shtete, të cilat janë koordinuar nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo do të thotë se sinkronizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni tregon se politika nuk ka mundur t’i mbështesë apo t’i mbrojë personazhet që mund të kishte në gjirin e saj.

Nuk ka mundur t’i mbrojë për shkak të kompleksitetit të operacionit, për shkak të mënyrës se si ndodh dorëzimi i kontrolluar. Dhe në këtë kuptim, duket se policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, ka bërë shembull këta persona për të realizuar operacionin dhe për të pasur një sukses në fund të kapjes së këtyre personave”.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda shtoi se kriminelët po gjejnë strehë të politika.

Union Contact

“Kjo nuk tregon se politika i ka mbajtur në qetësi, kjo tregon se shumë kriminelë vitet e fundit po gjejnë strehim te politika dhe nuk është e thënë që patjetër të kenë dijeni të dyja palët me njëra-tjetrën, që unë e di se ti je kriminel dhe do të të shfrytëzoj. Ato shfrytëzojnë së tepërmi të tërë politikën për të realizuar veprimtarinë e tyre kriminale”.

Beci tregon dhe mënyrën se si, sipas tij, politika po mbështet krimin:

“Nëse vite më parë politike kishte përkrahje nga subjekte kriminale në zona të caktuara të Shqipërisë, duket se tashmë këto subjekte kriminale shpesh herë janë bërë pjesë e politikës, duke shfrytëzuar momentin dhe fuqinë që kanë pasur në zona të caktuara”./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu