Ish-ministri: Rroftë PD, për herë të parë anëtari i partisë është themeli i saj

0
Ish-ministri: Rroftë PD, për herë të parë anëtari i partisë është themeli i saj
Gjigandi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e nisi fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar me thirrjen: Rroftë PD!

Ai vlerësoi proceset e fundit në parti, duke thënë se ato kanë vendosur votën dhe anëtarin në bazën e partisë. Imami tha se fjalimi i tij do të bazohet vetëm te e ardhmja. Imami tha se kriza në PD ishte krizë përfaqësimi.

“Anëtari i partisë është themeli i partisë. Për herë të parë u thirr një Kuvend nga anëtarët e Kuvendit. Referendumi i dhjetorit ishte një ngjarje historike për politikën shqiptare, ku anëtarësia mori vendime”.

“Ish-kryetari bëri spastrimin e partisë nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara dhe të falsifikuara për kryetarin e PD në 2017-ën dhe 2021-shin, pas shkeljeve të vazhdueshme statutore, ishin një turp. E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit. Anëtarët dolën masivisht në votime pasi menduan se vota e tyre ka rëndësi. Me garë të lirë mund të fitojmë partinë tonë. kjo duhet të jetë rruga jonë për ringritjen e PD-së.

Por nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve. Ka njerëz me kontribute dhe partia duhet të jetë e hapur për ata. Natyrisht sa më të rinj, aq më mirë. Të mos mbetemi me formulime të rinj dhe të vjetër, se ato janë parulla të OJQ-ve.

RonaTyra

Krahas kësaj hapje të vazhdueshme, mendoj se është vendimtare mbajtja dhe ruajtja e palcës së partisë, e historisë dhe traditës së saj më të mirë. Partia nuk ka nevojë të rishpiket. Nuk jemi për konservatorizëm që nuk pranon asnjë ndryshim, por jemi për një konservatorizëm modern. Po ndryshimit, por jo çdo ndryshimi. Me gjithë respektin për çdo gjë, babai dhe nëna nuk ndryshojnë, burri dhe gruaja nuk ndryshojnë,” t

ha Imami.

Sipas tij, askush nuk e ka ndryshuar vendin më shumë se qeverisja e PD. Kjo parti ka kontribute historike, tha ai.

Imami vazhdoi duke e akuzuar Lulzim Bashën se krijoi një opozitë fasadë.

“Duhet t’i japim Shqipërisë një opozitë të vërtetë dhe nesër një qeverisje më të mirë, ashtu siç e meriton”,

tha Imami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu