Prej muajsh flitet për shitjen e Lautaro-s te Barcelona.
Ylli i Inter-it është objektivi kryesor i katalanasve në merkato, por do të duhen më shumë se 100 milionë euro për t’ia hequr nga duart Antonio Conte-s. 111 milionë euro, për të qenë më të saktë. Kjo është shifra e klauzolës për prishjen e kontratës që do të aktivizohet në korrik.
Në lidhje me këtë transferim hipotetik ka folur edhe ish-kampioni i botës me Italinë, Ciçio Graziani, i cili ka thënë për Radio Sportiva: “Më mirë një gomar i shëndoshë sesa një kalë i çalë. Nëse ka dëshirë të largohet për të fituar më shumë, duhet larguar. Nuk ka kuptim të mbahet kundër dëshirës”.
Në lidhje me rifillimin e kampionatit, Graziani ka thënë: “Duhet të bëhet një kujdes më i madh ndaj shëndetit. Disa futbollistë janë shumë të gatshëm për të rifilluar, por nuk duhet të harrojmë se është një lojë kontakti dhe rreziku është i lartë”.