Ish boksieri i madh botëror, bën shqiponjën

0
Gjigandi

Marjo Ademaj është një mjek shqiptar, në vijën e parë të luftës me Covid-19 në SHBA. Ai është bërë një zë i besueshëm me informacionet që jep rregullisht mbi pandeminë globale nëpër televizionet shqiptare.

Mbi të gjitha, mjeku i ri në moshë përcjell shpresë dhe optimizëm, se njerëzia do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here. Së fundi, përmes rrjeteve sociale, ku ka shumë ndjekës, Ademaj ka shpërndarë një foto me kampionin e madh të boksit, Mike Tyson.

Të dy bashkë kanë bërë shqiponjën me duar, si për të thënë se shqiptarët “fluturojnë” lart, se në këtë kohë të vështirë dhe të zymtë duhet të kenë besim e shpresë te geni i tyre i pamposhtur. Ky mesazh jepet edhe përmes statusit që shoqëron foton:

“Mos humbni shpresen, se edhe @miketyson eshte me ne”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu