Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka aprovuar sistemin e ri të kualifikimit për të gjitha sportet për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat u shtyn për vitin 2021.
Në lidhje me ndryshimet e reja, Task Forca e krijuar nga IOC kishte punuar ngushtë me Federatat Ndërkombëtare.
Sipas IOC, përshtatjen (ndryshimin) më të madh të sistemit të kualifikimit e kanë bërë atletika, çiklizmi, peshëngritja, basketbolli dhe xhudo.
Ndërsa, përshtatje të vogël në procesin e kualifikimit kanë bërë sportet si: garat me varkë, not, skatebord, taekwondo dhe mundje.
Në sportin e boksit, kërkesat për përshtatjen e moshës janë rritur për një vit dhe boksierët me të drejtë pjesëmarrje në Tokio 2020 duhet të jenë të lindur mes 1 janar 1980 dhe 31 dhjetor 2002.
Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në futboll, ku tani mosha e lejuar për pjesëmarrje është deri në 24-vjet, nga 23 sa ishte. Rregulli për pjesëmarrjen e tre lojtarëve pa moshë të kufizuar mbetet i vlefshëm.
Procesi i kualifikimit për në Tokio 2020 do të mbyllet më 29 qershor të vitit 2021, ndërsa periudha e regjistrimit më 5 korrik 2021. Lojërat Olimpike Tokio 2020 hapen më 23 korrik.
Sportet e vetme në të cilat është mbyllur procesi i kualifikimit janë: çiklizmi (në pistë dhe rrugë), ngasja e kuajëve, hokej dhe softboll.
KOK momentalisht ka gjashtë norma Olimpike, pesë nga xhudo dhe një nga mundja.
Lojërat Olimpike Tokio 2020, të shtyra në mars të këtij viti, shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 2020 do të mbahen prej 23 korrik – 8 gusht të vitit të ardhshëm.