Interi del hapur, synon të blejë ‘shqiponjën’ e kombëtares shqiptare

0
Interi del hapur, synon të blejë ‘shqiponjën’ e kombëtares shqiptare
Gjigandi

Drita e Brozovic do të vazhdojë ta ndriçojë Interin, duke marrë parasysh që kroati ka rinovuar së fundi deri në vitin 2026. Por këtë sezon ai ka konfirmuar edhe një herë se zikaltrit nuk mund të mos kenë një alternativë të vlefshme dhe adekuate për të.

Me pak fjalë, një zëvendësues roli dhe jo i përshtatur, siç kanë qenë Barella, Vecino dhe Calhanoglu muajt e fundit. Përveç rolit, megjithatë, zëvendësi i Brozovic ka edhe detaje të tjera në identikitin e tij.

Ai do të duhet të jetë një lojtar i ri që të rritet për të ardhmen, të vijë nga Serie A, pra pa pengesa për t’u përshtatur, ndoshta edhe italian. Profili ideal duket se është xhevahiri i Empolit, shqiptari Kristjan Asllani, me të cilin Interi do të përballet të premten në “San Siro”.

Kushedi, ndoshta do të jetë edhe një mundësi për të dyja palët që të diskutojnë operacionin. Si fillim, mosha e Asllanit është perfekte, sapo ka mbushur 20 vjeç. Pra, ka një karrierë të tërë ende përpara.

Eksperienca është gjithashtu e duhura, pasi u bë titullar tek Empoli pas largimit të Riccit në janar. E vërtetë që nuk është italian, por shqiptar dhe ka debutuar edhe në kombëtaren e të rriturve kuqezinj. Megjithatë, me familjen ai mbërriti në Apenine, duke u vendosur në provincën e Pizës, kur ishte vetëm 2 vjeç. Pra, është “de facto” italian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu