Abuzoi seksualisht me një femër, futbollisti spanjoll dënohet me 4 vite burgim

0
Abuzoi seksualisht me një femër, futbollisti spanjoll dënohet me 4 vite burgim
Gjigandi

Gjykata e Almería ka dënuar sulmuesin e Celta-s, Santi Mina, me katër vite burg për një krim të abuzimit seksual ndaj një gruaje më 18 qershor 2017 në Mojácar (Almería).

Nga ana e tij, David Goldar, futbollist dhe partner i sulmuesit galician, është shpallur i pafajshëm, pasi Prokuroria Publike nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij, edhe pse ndodhej me Mina në momentin e krimit seksual.

Vendimi, i cili do të ankimohet nga avokatët e Santi Mina, hedh poshtë agresionin, pasi nuk ka pasur përdorim të dhunës apo kanosje për të përfituar nga “viktima”. Një fakt që siç shpjegoi Carlos Mouriño, presidenti i klubit spanjoll, do të ketë pasoja për lojtarin.

Santi Mina do të jetë në provë për 5 vite dhe të qëndrojë larg “viktimës” të paktën 500 metra për 12 vitet e ardhshme, siç sigurojnë burime gjyqësore për “Europa Press”.

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Társila Martínez shfajësoi Mina nga krimi i sulmit seksual për të cilin prokurori kërkoi 8 vite burg. Futbollistit i është ngarkuar edhe pagesa e dëmshpërblimit prej 50.000 euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu