Trofe dhe suvenire të sistemuara nëpër valixhe, për ku po niset Mbappe?

0
Trofe dhe suvenire të sistemuara nëpër valixhe, për ku po niset Mbappe?
Gjigandi

Artistja Ora Ito, mikesha personale e Kylian Mbappe, ka postuar disa foto në Instagram. Janë imazhe nga shtëpia e yllit të PSG-së, në të cilat shihet se lojtari po përgatit valixhet. Pra, duket se është gati për “shtegtim”.

Në njërën prej këtyre fotove, artistja falënderon futbollistin për dhuratën e personalizuar; një fanellë me autografin e kampionit të Botës më 2018. Në sfond shihet një raft me trofe të paketuar, si dhe kuti kartoni me mbulesa “Mbappé” dhe të tjera tashmë të mbyllura.

Imazhi të shtyn të mendosh se Mbappé tashmë po mendon për një ndryshim shtëpie dhe se po merr sendet e tij me vlerë. Sepse nuk ka dyshim që imazhi i ngarkuar nga Ora Ito është nga shtëpia e Kylian.

Dhe pikërisht në foton e publikuar duket në mënyrë perfekte trofeu “Kopa”, që lojtari e fitoi në vitin 2018, një model që vetëm futbollisti parizien e ka në posedim, pasi për edicionin e dytë të këtij çmimi (2019) u vendos të krijohej një model i ri.

Fotoja e ngarkuar nga artistja mund të jetë e një viti tjetër, pasi bluza e firmosur është e sezonit 2019-2020. E qartë është se ‘Shurgard Self-Storage’ (shenja e kutisë) është një kompani që ofron shërbime të paketimit, ruajtjes dhe transportimit të materialeve të ndryshme.

RonaTyra

E ardhmja e Mbappe do të vendoset së shpejti dhe se lojtari do ta shpallë vendimin e tij para fundit të majit. Ndeshja e fundit e PSG-së këtë sezon do të luhet më datë 21 maj dhe prej aty lojtari pritet të bëjë të ditur se ku do ta shohim sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Mauricio Pochettino nuk e përjashtoi rinovimin e tij (trajneri u tërhoq pas deklaratave të tij, javën e kaluar), gjithçka tregon se ai do të përfundojë të luajë për Real Madridin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu