Interi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Marash Kumbulla dhe po mendon si ta sjellë në Milano me sa më pak shpenzime. Verona nuk e lë të lirë mbrojtësin shqiptar pas të cilit janë rrështuar emra të mëdhenj të futbollit, nëse në tryezën e tyre nuk vjen një ofertë me shifrën 30 milionë euro. Një shumë e tillë është e lartë për zikaltrit, por këta të fudnit e kanë gjetur një zgjidhje për këtë pjesë.
Kështu Interi ka gati asin nën mëngë për të mbyllur marrëveshjen, duke përdorur në këtë mënyrë dy lojtarë të tjerë për të mbyllur gjithçka me sukses. Bëhet fjalë për dyshen Dimarco dhe Salcedo. Të dy janë lojtarë në një moshë shumë të re dhe aktualisht janë të huazuar te Verona nga Interi. Por zikaltrit janë të gatshëm t’i lënë përfundimisht me skuadrën veroneze dhe më pas të paguajnë edhe 15 milionë euro për të arritur Kumbullën. Në total vlera e Dimarco dhe Salcedo së bashku me paratë kesh shkojnë në shifrën 30 milionë euro, që kërkon edhe klubi i Hellas Veronës për të hequr dorë nga shërbimet e mbrojtësit kuqezi.