Celta Vigo dëshiron ta mbajë Rafinhan, por nuk është e gatshme të paguajë klauzolën e blerjes siç ishin marrë vesh.
Barcelona kërkon 16 milionë, kurse Celta Vigo ka ofruar vetëm 10 milionë, ofertë që është refuzuar menjëherë nga Barcelona.
Rafinha mund të përfundojë duke luajtur sërish në Serie A, te Interi.
Barça e do me çdo kusht Lautaro Martinezin dhe Rafinha është njëri prej futbollistëve që katalunasit mund ta përfshijnë në marrëveshje.