Iniesta: Triumfi në Kupën e Botës më shpëtoi nga depresioni

0
Gjigandi

Andres Iniesta ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij.

Ikona e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Iniesta, kishte një kohë të vështirë në karrierën e tij, pasi ai po përballej me disa kriza.

Po të mos ishte për triumfin në Kupën e Botës, lojtari ka thënë se ai do të përfundonte në një depresion të rëndë.

“Për fat të keq, duhej të përballesha me disa humbje radhazi asokohe, edhe pse kisha suksese asokohe”, ka thënë Iniesta për ‘Bild’, transmeton lajmi.net. “Por, pastaj shoku im Dani Jarque ndërroi jetë në gushtin e vitit 2009, gjë që më futi në një situatë fragjile ku kisha nevojë për ndihmë”, shtoi spanjolli.

“Ishte faza më e vështirë në jetën time. Ishte mirë që kisha mbështetjen e Anna, e dashura ime asokohe që tashmë është gruaja ime”.

RonaTyra

“Ai (goli kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës) ishte fillimi i përmirësimit”, ishin fjalët e Iniesta.

Iniesta shënonte golin vendimtar në finalen e 2010-ës, kur Spanja mposhti Holandën në finalen e Kupës së Botës, pikërisht falë këtij goli që erdhi në vazhdime, kur Cesc Fabregas asistonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu