Nga 183 raste e reja me koronavirus që u konfirmuan sonte në Kosovë, 3 vijnë nga Komuna e Suharekës.
Njëri nga këto 3 raste është një pjesëtar i personelit shëndetësor.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se aktualisht numri i rasteve aktive në Komunën e Kamenicës është 14.
“Nga rezultatet e IKShP-së, tre (3) persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj #COVID19, përfshirë këtu një pjestar të stafit shëndetësor. Numri i personave të identifikuar me virusin SARS-CoV-2 ka arritur në 56 dhe aktualisht kemi edhe 14 raste aktive”, ka shkruar ai në Facebook, duke apeluar që qytetarët të shtojnë kujdesin.