Infektohet me koronavirus një punëtor shëndetësor në Kamenicë

0
Gjigandi

Nga 183 raste e reja me koronavirus që u konfirmuan sonte në Kosovë, 3 vijnë nga Komuna e Suharekës.

Njëri nga këto 3 raste është një pjesëtar i personelit shëndetësor.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se aktualisht numri i rasteve aktive në Komunën e Kamenicës është 14.

“Nga rezultatet e IKShP-së, tre (3) persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj #COVID19, përfshirë këtu një pjestar të stafit shëndetësor. Numri i personave të identifikuar me virusin SARS-CoV-2 ka arritur në 56 dhe aktualisht kemi edhe 14 raste aktive”, ka shkruar ai në Facebook, duke apeluar që qytetarët të shtojnë kujdesin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu