Ikona e portës italiane, Pagliuca: Donnarumma duhet të largohet nga Milan

0
Gjigandi

Gianluigi Donnarumma është sugjeruar që të largohet nga Milan.

Ish portieri i kombëtares së Italisë, Gianluca Pagliuca, beson se numri 1 i kombëtares së Italisë, Donnarumma, duhet të shfrytëzojë ndonjë rast që ta largohet drejt Anglisë.

Tashmë 21 vjeç, italiani ka fituar vetëm një trofe me Milan – Superkupën e Italisë 2016 – dhe Milan është larg skuadrave konkurrentë për trofe më të mëdhenjë.

Kështu, sipas Pagliuca, Donnarumma duhet të largohet nga ‘San Siro’ dhe të shkojë drejt Anglisë, për sfida më të mëdha dhe për suksese më të mëdha.

“Ai është i afërt me Milan, ai do të dëshironte të qëndronte, por i duhet të jetë i kujdesshëm”, ka thënë Pagliuca.

RonaTyra

“Do të kalojnë vite derisa ata (Milan) të fitojnë diçka të rëndësishme. Ka skuadra të tjera që janë dukshëm përpara. Duhet të mendohet për këtë”, ka shtuar ish portieri i kombëtares së Italisë, për portierin aktual të Italisë.

“Nëse një ofertë e mirë vjen, do të mendoja për të, sidomos nëse vjen nga Premierliga. Nëse do të isha ai, do të synoja Premierligën”, ishin fjalët e Pagliuca.

Donnarumma lidhet me një largim të mundshëm nga Milan tash e disa kohë. PSG është një nga skuadrat që interesohet për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu