Ibrahimovic: Nuk jam si ju, ky është vetëm fillimi

0
Gjigandi

Zlatan Ibrahimovic ka shkruajtur emrin e tij në historinë e futbollit dhe arrin të ndryshojë fatin e skuadrave dhe në moshën 38-vjeçare.

Milani i këtij sezoni i falet veteranit. Suedezi nuk është prej atyre që dorëzohet dhe së fundmi e ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të ndalet me anë të një videoje që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ju mendoni se kam mbaruar, se karriera ime do të përfundojë së shpejti. Ju nuk më njihni mua! Mu desh të luftoja gjatë gjithë jetës time, askush nuk besonte tek unë, kështu që duhej të besoja te vetja.

“Disa njerëz donin të më thyenin, por më bënë më të fortë. Disa donin të më shfrytëzonin, por më bënë më të zgjuar. Tani mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju, kam vetëm diçka për të thënë: Nuk jam si ju, sepse nuk jam në vendin tuaj. Unë jam Zlatan Ibrahimovic dhe ky është vetëm fillimi!”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu