Ibrahimovic kthehet në Milan, e presin 14 ditë në karantinë

0
Gjigandi

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic zbarkoi në Malpensa mbrëmjen e së hënës duke i dhënë fund aludimeve për një mos rikthim të tij në Itali.

Ibra jo vetëm që u rikthye por si një profesionist i jashtëzakonshëm ka vendosur që karantinën e detyruar prej 14 ditësh ta kalojë në Milanelo, në qendrën stërvitore të klubit kuqezi.

Në këtë mënyrë Ibra mund të stërvitet rregullisht, sigurisht në mënyrë individuale, përpara se të bashkohet me grupin pas datës 18 maj.

Suedezi kërkon të jetë gati në çdo moment kur do të rifillojë sezoni, kërkon të ruajë formën e mirë pasi edhe në Suedi, ku qëndroi këtë periudhë, është stërvitur rregullisht me ekipin e Hammarby, skuadër ku është dhe pronar.

Sulmuesi u prit nga mjeku i ekipit ndërsa në ditët në vijim do t’i nënshtrohet të gjithë vizitave të duhura mjekësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu