I shpëtuan atentatit me automatik/ Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes në Lezhë

0
I shpëtuan atentatit me automatik/ Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes në Lezhë
Gjigandi

Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të atentatit të sotëm ku persona të paidentifikuar, qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të një makine.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 në zonën e Ishull-Lezhës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine ne lëvizje, brenda së cilës udhëtonin shtetasit Blreim Preçi dhe Klisman Preçi.

Si pasojë e të shtënave, makina ka devijuar dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit. Bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu