FRANCE – Emra të tillë shpesh tërheqin vëmendjen edhe për shkak të famës që kanë.
Kampioni i botës, Tyson Fury, është me pushime me familjen e tij në jug të Francës, ku përveçse ka treguar stilin e tij luksoz të jetesës në një jaht të shtrenjtë, ai është fiksuar në disa imazhe jo etike.
Kampioni i peshave të rënda sulmoi dhunshëm një taksi që nuk pranoi ta merrte për shkak të gjendjes së dehur në të cilën ndodhej boksieri.
Fury, i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, pengohet nëpër rrugët e Kanës, i ndihmuar nga babai i tij, derisa mbështetet pas taksisë dhe përpiqet të hapë derën e pasme pa sukses.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, duket se u shpjegon të pranishmëve se boksieri nuk arrin të futet në automjet për shkak të efekteve të alkoolit të pirë. Pikërisht atëherë Tyson fillon të godasë makinën, një akt i imituar edhe nga disa nga miqtë që ishin aty.
Të nesërmen, Fury postoi një video në rrjetet e tij sociale teksa vraponte nëpër rrugë, i shoqëruar sërish nga babai i tij. Të dy pranuan se kishin pasur një natë të vështirë. “Birrë e fortë, apo jo?” i komenton Tyson babait të tij.
Pas ndeshjes kundër Dillian Whyte, Fury pohon se tashmë është tërhequr nga boksi. Megjithatë, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka deklaruar se ai nuk do të detyrohet ende ta dorëzojë titullin e tij.
🥴 WOW! Tyson Fury apparently very intoxicated. He needs help walking and assaults a cab while on holiday.
[🎥 [url=https://twitter.com/MichaelBensonn?ref_src=twsrc%5Etfw]@MichaelBensonn[/url] ] pic.twitter.com/3SUDbCvOjr
– baboon10 (@realRollingPin) May 18, 2022