Të japësh edhe jetën për trofeun, Rode luajti 85 minuta i sakatuar në kokë

0
9
Gjigandi

Kapiteni i Eintracht Frankfurt, Sebastian Rode tregon plagën e betejës që mori qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes së mbremshme, teksa zbulon shkallën e plotë të dëmtimit të kokës, të pësuar në finalen e “Europa League” ndaj Rangers. Kjo ndeshje nuk shpalli dot fitues pas 120 minutash lojë (1-1), ndaj u desh goditja e penalltive për të shpërblyer gjermanët.

Kapiteni i skuadrës së Bundesligës ka postuar në Instagram një foto për të treguar shkallën e dëmtimit të kokës, pasi u përplas takat e John Lundstram në fitoren e së mërkurës mbrëma.

Rode ra i gjakosur përtokë pas kontaktit me këpucën e ngritur lart të ish-mesfushorit të Sheffield United. Si rezultat, ai u fashua në kokë, ndërsa kishte nevojë për një fanellë të re (ajo që kishte iu gjakos) për të vazhduar pjesëmarrjen e tij në finale.

Rode shkroi në Instagram pas ndeshjes, që e pa atë të luajë derisa u zëvendësua përfundimisht në minutën e 90-të: “Gjëja kryesore është të marrim atë që duhet (trofeun)!!! Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi”. Po çfarë ndodhi gjatë incidentit me Lundstram?

Mesfushori i skuadrës skoceze nuk u largua nga fusha me të kuqe pas kësaj ndërhyrjeje britale ndaj Rode në minutën e gjashtë, pasi e kaloi gjithçka me një karton të verdhë, pavarësisht kontestimit të ashpër të gjermanëve. Kryesori dhe VAR-i morën vetëm këtë masë ndaj tij, pa e lënë Rangers me dhjetë lojtarë në fushë.

A lively start from John Lundstram. 😳

He escapes without a card.#UELfinal pic.twitter.com/gtSKcLks2h

– Football on BT Sport (@btsportfootball) May 18, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu