Henderson tallet keq me Guardiolën: Para shoh filma për fëmijë se ekipin e tij

0
12
Gjigandi

Ashtu si në Itali, edhe titulli i Premier League do të vendoset në javën e fundit. Një pikë e vetme e ndan kreun, Manchester City, nga Liverpool, me “Reds” që falë fitores së fundit 2-1 ndaj Southampton kanë ngushtuar distancën nga “qytetarët”, të ndalur në barazimin 2-2 nga West Ham.

Në aktin e fundit, skuadra e Klopp, e angazhuar në finalen e Champions League kundër Real Madridit më 28 maj, do të presë Wolverhampton, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës do të përballet në shtëpi me Aston Villa e drejtuar nga Steven Gerrard.

Ankthi sa vjen e rritet. Megjithatë, kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, duke folur për “Sky Sports”, donte t’i “injoronte” rivalët nga “Etihad”, duke thënë se nuk i ndjek fare ndeshjet e tyre:

“Unë nuk e shikoj Manchester City, disa djem të skuadrës sonë e shohin. Mënyra se si ata luajnë nuk është kurrë e këndshme për t’u parë. Kështu që unë zgjedh kanalin e fëmijëve (në televizion) para se të shoh ndeshjet e Manchester City.

Ju siguroj se është më mirë të shikosh filma për fëmijët (qesh). Manchester City dhe pengesa Gerrard? Le të shpresojmë se do të na bëjë një nder. Unë mund ta telefonoj atë. Shpresojmë që Stevie dhe Aston Villa mund të na bëjnë një nder”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu