Horoskopi i datës 22 korrik 2020

0
Gjigandi

Dashi

Planetët do i keni gjithë kohës në krah sot dhe ata do ju ndihmojnë të keni një ditë shumë të qëndrueshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë të kthjellet dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Marrëdhënia me partnerin do mbetet e kënaqshme. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë vetëm për ta ndryshuar statusin sepse mund të mbeteni keq. Në punë do keni momente të mbushura me kënaqësi sepse më në fund do ju realizohet edhe projektet që i keni pasur frikë. Ja që asnjëherë nuk duhet të dorëzoheni. Në planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Çdo gjë ka për të ecur për mrekulli në këtë sektor.

Demi

Marsi do ju bëjë shumë më luftarakë gjatë kësaj dite. Do ecni përpara pa menduar për të nesërmen dhe do shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Ju të dashuruarit do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mendoni të bëni gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni më tepër emocione. Ju beqarët do jeni shumë të pasigurt për hapat që duhet të hidhni, prandaj do druheni të pranoni ftesa. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të jeni të stresuar kur të bëni diçka sepse kjo gjë do ju lodhë më shumë. Merrini gjërat sa më shtruar dhe keni për ta parë që do arrini ku doni. Shpenzimet duhet t’i kufizoni në maksimum nëse nuk doni të keni tronditje të mëdha.

Binjakët

RonaTyra

Nëse tregoheni të matur dhe nuk veproni pa u menduar gjatë kësaj dite nuk do keni vështirësi. Nga ana tjetër po u treguat mendjemëdhenj dhe të mendoni se jeni më të mirën në çdo gjë keni për të pasur probleme. Nëse keni një lidhje duhet të bëni kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të flirtoni me dikë tjetër. Nëse partneri e kupton, ai nuk do iu japë më një mundësi të dytë. Ju beqarët nuk do favorizoheni nga yjet kështu që do keni thjesht disa takime pa vlerë. Në punë do jeni kreativë dhe të gatshëm për të bërë edhe sakrifica vetëm për të arritur atje ku doni. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe mund të bëni edhe disa investime.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë si një ëndërr që e keni menduar të parealizueshme. Ja që ndonjëherë duhet vetëm dëshira e mirë për të arritur majat. Për ju të dashuruarit çastet e lumtura nuk do kenë të mbaruar. Buzëqeshja dhe emocionet do jenë pjesë e pandashme për ju. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment. Nëse jeni beqarë do i mendoni gjërat më seriozisht dhe do pranoni të dilni me disa persona që kanë kohë që iu joshin. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Situata do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

Luani

Nëse tregoheni të sinqertë dhe nëse i bëni gjërat me zemër gjatë kësaj dite, nuk keni për të pasur asnjë surprizë të keqe. Për ju të dashuruarit mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë në jetën tuaj. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Ju beqarët do afroheni mjaft me disa persona, por nuk duhet të mendoni menjëherë të hidhni hapa me rëndësi. Në punë do jeni të përgjegjshëm, të matur, guximtarë dhe të pandalshëm. Me shpenzimet duhet të tregoheni patjetër më të matur sepse shumë shpejt gjendja do ju përkeqësohet.

Virgjëresha

Jupiteri mund të sjellë edhe pengesa në jetën tuaj sot kështu që mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni. Nëse keni një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime radikale. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Në punë mos qëndroni në vend, por bëni përpjekjet e duhura për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Nëse i lini pas dore nuk do ua gjeni dot më fillin. Të ardhurat do duan më shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t’i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

Peshorja

Duhet të besoni më shumë tek intuita gjatë kësaj dite, por duhet gjithashtu të tregoheni sa më të matur. Nëse keni një lidhje mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sepse do keni debate dhe probleme serioze me të. Mirë është që çdo pakënaqësi që të keni t’ia thoni atij drejtpërdrejt. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta humbisni kontaktin me realitetin sepse mund të lëndoheni. Në punë vetëm po të jeni të vëmendshëm dhe të matur do mund të arrini atje ku e keni programuar. Me nxitim dhe inat vetëm sa do prishni planet. Në planin financiar do jeni me fat. Sipas Dritare.net, situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

Akrepi

Venusi dhe Urani do ju bëjnë shumë kokëfortë gjatë kësaj dite dhe nuk do hapni rrugë për asgjë. Do keni shpesh kontradikta të forta me çdokënd. Për ju që keni një lidhje tensioni do mbizotërojë shumicën e kohës dhe në disa momente keni për t’u ndier shumë keq. Derisa të qetësohet situata më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit. Ju beqarët do filloni angazhime serioze të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në punë mos e mbivlerësoni veten dhe mos mendoni se jeni më të mirët në çdo gjë. E vërteta është se ju keni talent, por nuk përkushtoheni aq sa duhet. Financat do i menaxhoni gjithë kohës me kujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e ekuilibruar.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe nuk do i realizoni dot të gjitha objektivat që keni pasur. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë një klimë e paqëndrueshme. Shpesh do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Ju beqarët gjithashtu do jeni të pafat në dashuri dhe sado të mundohen nuk do e gjeni dot princin e kaltër. Në punë do lodheni tej mase dhe sërish nuk do arrini dot rezultatin që keni pritur. Mos u dekurajoni dhe mos i ndalni për asnjë moment përpjekjet. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk duhet kurrsesi të jepni para hua.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet t’i hidhni hapat të mirëmenduara dhe të mendoni për pasojat që ato mund të kenë tek e ardhmja. Nëse keni një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se t’i kërkoni diçka partnerit. Mirë është të mos e ekzagjeroni sepse do e bëni atë të ndihet keq. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim impresionues. Nuk ka ardhur ende dita e juaj me fat. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini të gjitha synimet që i kishit vënë vetes. Financat do jenë delikate kështu që përveç shpenzimeve të domosdoshme mos kryeni asgjë më tepër.

Ujori

Gjatë ditës së sotme do reflektoni me kujdes për çdo gjë dhe nuk do lejoni t’iu fillojnë problemet. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë jashtëzakonisht e veçantë. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura, por që nëse do i pranoni do ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët nuk do jeni të kënaqur me takimet që do realizoni dhe do preferoni të mos hidhni hapa.

Peshqit

Në punë do jeni të hapur ndaj sfidave dhe keni për të arritur majat. Çdo gjë ka për t’iu ecur më mirë nga sa e kishit planifikuar. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin të papritura të pakëndshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu