Honor planifikon të zgjerojë linjën e saj të telefonave, dhe sipas informacionit të fundit të publikuar online thuhet se kompania kineze do të shfaqë në treg modelet e reja Honor X10 Max dhe Honor X10 Pro.
Sidoqoftë, të dy telefonat nuk pritet të futen në të njëjtën kohë, për shkak të problemeve që mund t’i kenë me konkurrencën dhe pranimin në treg.
Sipas raportimeve lidhur me këto modele të reja të telefonave, Honor X10 Max është planifikuar të dalë në treg me çipin Dimensity 1000+, por për shkak të rezervës së ulët të këtij çipi, Honor do të duhet të përdorë platformën Dimensity 800 për telefonin.
Një faqe tjetër zbulon ndryshimin midis madhësive të ekranit të dy telefonave – Honor X10 Max do të ketë një diagonale prej 7.09 inç, duke e bërë atë një nga telefonat më të mëdhenj në treg.
Honor X10 Pro thuhet se ka një “madhësi normale”, dhe ekrani pritet të jetë 6.63 “Full HD + si me modelin standard Honor X10. Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi datën e mundshme të lansimit të telefonave të përmendur.