Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain më në fund është kthyer në Itali pasi ka kaluar gati dy muaj në shtetin e tij, Argjentinë.
Sipas Football-Italia, Higuain është parë të premten në aeroportin e Torinos. Ai së shpejti pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se të izolohet për dy javë.
Qëndrimi i tij i gjatë në Argjentinë ka ngjallë spekulime lidhur me të ardhmen e sulmuesit te Juventusi. Higuain ka udhëtuar në Argjentinë për të qëndruar pranë nënës së sëmurë, ndërsa ishte shumë i brengosur pas paraqitjes së koronavirusit.
Nuk është sekret që River Plate synon që një ditë të transferojë Higuanin, që ka nisur karrierën te klubi nga Buenos Aires.
Kthimi i Higuainit nënkupton se të gjithë lojtarët e Juventusit tashmë janë në Torino, duke përfshirë Adrien Rabiotin.