Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke ndërruar jetë. Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.