Si u kap ne Gjermani burri i Marsida Qatjas – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Edmond Petraj, avokati i bashkëshortit të Marsida Qatjas, ka treguar rrethanat e arrestimit të Indrit Hysenit në Gjermani. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur për vrasjen e Kavajës, avokati Petraj tha se Hyseni u arrestua pasi në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike. Automjetin, sipas avokatit, burri i Marsida Qatjas ia kishte marrë një mikut të tij për të udhëtuar nga Holanda drejt Gjermanisë. Edmond Petraj sqaroi se klienti i tij, Indrit Hyseni, nuk ishte në dijeni të drogës së fshehur në makinë. “Është dënuar mes Dyseldorfit dhe Duisburgut. Ai jetonte në Holandë. Ishte në Holandë. Nga Holanda i merr rastësisht një personi makinë dhe niset drejt Dyseldorfit. Atë ditë ka ndodhur operacion rutinë në gjithë Gjermaninë. U ndaluan 1800 persona dhe është ndaluar dhe ky person, në momentin që është ndaluar nuk ka pasur asnjë lloj. Kur i del që kishte të kaluar dhe ishte i dënuar në Shqipëri, i hyn me themel dhe makinës. Ka pasur një rast tjetër në Shqipëri, rast krimi por nuk ka lidhje me drogën. 16 orë bëhet kyqrja fizike e mjetit. Policia gjeti substancë, mbi 6 kg substancë. Prokuroria e ka skanuar. Personi nuk është i lidhur me këtë ngjarje fare. Ky nuk ka lidhje me këtë. Është dënuar për një vepër penale që ka penguar zbulimin e të vërtetës. Por ai nuk kishte lidhje dhe me këtë. Kishte pak muaj që kishte shkuar në Holandë”, tha Edmond Petraj, avokati i Indrit Hysenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu