Nuk na lanë të zhvillojmë ndeshjen në Kovilovo afër Beogradit me kombëtaren e Kosovës për reja në hendboll, në turneun kualifikues për Kupën e Botës pikërisht në vitin 2018. Po ashtu në vitin 2018 nuk lejuan që kombëtarja e Kosovës në karate të shkoi në Novi Sad në Kampionatin Evropian!
Kjo ishte fytyra e Serbisë, që edhe sot është e njëjta, në krye me Aleksandër Vuçiqin!
Që nga tre marsi është zyrtarizuar edhe në faqen e Federatës së Boksit të Serbisë, që Kampionati Botëror do të mbahet në vitin 2021 pikërisht në Beograd, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës, deri me sot nuk ka asnjë reagim zyrtar, nuk ka kërkuar asnjë garanci nga AIBA, që mos të pengohen. Heshtja e panevojshme, sepse serbët nuk kanë besë dhe veprojnë në momentin e fundit.
“Serbia u zgjodh përsëri si organizatori i Kampionatit Botëror të Boksit në mbledhjen që ishte mbajtur në Budapest. Njeriu i parë i Federatës Botërore të Boksit (AIBA), Mohamad Mostasan, deklaroi se Serbia është një vend sportiv dhe një organizator i shkëlqyeshëm”, kështu shkruante në faqen e federatës serbe.
“Do të jetë një promovim i shkëlqyeshëm i boksit serb, i gjithë sportit në vitin e ardhshëm, por edhe një promovim i madh i vendit tonë, i cili është gjithashtu një konfirmim që vendi ynë është vlerësuar me të vërtetë në të gjithë botën.
Dhe falë mbështetjes së Presidentit Aleksandar Vuçiç për kandidaturën tonë dhe punën e Federatës së Boksit, nuk ishte e vështirë për Bordin Ekzekutiv të AIBA-s, që të na jepnin unanimisht një organizim të tillë. Unë gjithashtu duhet të falënderoj Umar Kremlev, Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Boksit të Rusisë, i cili ishte një krah i fortë yni”, kishte thënë Nenad Borovçanin, presidenti i Federatës së Boksit të Serbisë.