Një lojtar i Arsenalit u infektua me koronavirus para ndeshjes me Cityn, 3 u karantinuan

0
Gjigandi

Një lojtar i Arsenalit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Manchester Cityn e cila u luajt para 5 ditësh.

Performancat e dobëta të Arsenalit pas rifillimit të sezonit të Premier League mund të jenë rezultat i përgatitjeve jo të duhura, me tre lojtarë që janë detyruar të mos i vazhdojnë stërvitjet dhe të karantinohen pasi një bashkëlojar me të cilin kishin kontakt të ngushtë doli i infektuar.

Topçinjtë kanë regjistruar vetëm humbje që nga rikthimi i Premier League, së pari duke u mposhtur 3-0 në Etihad në mesjavë para se të mundeshin 2-1 kundër Brighton të shtunën.

Vetëm disa ditë më parë, Arsenali u informua nga Premier League se një nga lojtarët e tyre kishte rezultuar pozitiv për koronavirus dhe kishte nevojë të izolohej për shtatë ditë – duke u lënë jashtë nga ndeshja me Cityn.

Si për t’i shtuar më shumë telashe situatës, lojtari në fjalë kishte kaluar mjaft kohë së bashku me tre shokët e tij të skuadrës për t’u kualifikuar si ‘kontakt i ngushtë’, domethënë duhej të karantinoheshin për 14 ditë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu