Gjatë këtij viti shumica e klubeve ferizajase po ballafaqohen me krizë të madhe financiare dhe secila prej tyre i kah drejtuar sytë nga KK e Ferizajt, që t’ua zgjidhë të gjitha problemet.
Problemi tjetër është edhe me terminet e stërvitjeve, ku javën e kaluar trajnerja e klubit të basketbollit Kastrioti (femrat), Kimete Haliti, kishte deklaruar se po i bëhet e padrejtë në termine madje kishte përmendur edhe emrin e Bashkim Haxhimusës, udhëheqës komunal për sport në Ferizaj.
Haxhimusa ka sqaruar të gjitha gjërat dhe sipas tij, të mbretëron arsyeja, të largohemi nga xhelozia. “Komunat nuk kanë klube sportive, të gjitha janë OJQ me interes publik, pra të gjithë jemi të komunës pa dallime, përpos KF Ferizaj i cili ka ndërruar statusin para disa kohësh dhe ka tretman privat e që komuna nuk ka obligime ndaj saj me përjashtim në raste të veçanta.
Sa i përket akuzave për financim të trajneres së KB Kastrioti – vajzat, unë mendoj se ndoshta ka të drejtë sepse vërtet të gjitha klubet kanë nevojë për mjete financiare, por sa marrin subvencione klubet nga Komuna ne nuk kemi qasje sepse është komisioni i veçantë që bënë ndarjen e tyre e ne e kuptojmë pas ndarjes se kush sa ka përfituar.
Sa i përket lehtësirave që ju krijon komuna klubeve sportive besoj që komuna e Ferizajt prinë në këtë drejtim duke pas parasysh se të gjitha klubet sportive e shfrytëzojnë palestrat dhe fushat sportive gratis, të gjitha klubet sportive transportin për gara e kanë gratis si brenda Kosovës po ashtu edhe jashtë Kosovës, të gjitha klubet sportive nga grupmoshat e reja marrin anëtarësi në vlerë prej 10 deri në 20 euro në muaj e që i shfrytëzojnë objektet publike, dhe ato mjete derdhen në fondet e tyre e që këtë ndihmesë e gëzon edhe KB Kastrioti femrat.
Këtë të drejt nuk e shfrytëzon vetëm KN Kastrioti sepse për ekipin e parë për 10 garues paguan pishinën e mbyllur në muaj 500 euro ose për një garues 50 euro muaji plus transporti deri në Prishtinë, ndërsa subvencionin e kemi të njëjtë që as për së afërmi nuk i mbulon shpenzimet e nevojshme për sportin e notit. Sa i përket orarit të stërvitjeve ne ju dërgojmë një kopje të orarit që dhe mund ta shihni ku mund të vlerësoni se me çfarë të drejte akuzon trajnerja.
Orari hartohet nga katër zyrtar të lartë të sportit në bazë të prioriteteve që kanë klubet dhe fillimisht del si propozim për me i dhanë vërejtjet e arsyeshme të gjitha klubet sportive, dhe më pas aty ku mbretëron arsyeja ne kemi obligim ta korrigjojmë. Prioritetet në hartimin e orarit të stërvitjeve i gëzojnë të gjitha klubet e rrafshit më të lartë (Superliga) por aty si klub me prioritet hynë: kategorizimi i ligës, organizimi i të gjitha grupmoshat në klub, kushtueshmëria financiare e ligës, shikueshmëria si dhe organizimi i brendshëm i klubit.
Pra me shumë përgjegjësi ju japim sqarime me qëllim që një herë gjithmonë të mbretëroj arsyeja dhe të largohet zhvatja dhe xhelozia sepse çdo qytetar din të i vlerësoj parimet e shëndosha”, thotë Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.