Hapja e ambasadës në Tiranë është një hap përpara në marrëdhëniet Shqipëri-Ukrainë.
Kështë është shprehur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë një takimi me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodmyr Shkurov.
Gjatë takimit në kryesinë e Kuvendit, Ruçi është shprehur ndër të tjera se, “po zgjerojmë bashkëpunimin me Ukrainën”.
Sipas kryeparlamentarit, “Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe BE sa i përket aneksimit të Krimesë”.
Ditë më parë, kryeministri Edi Rama, në kuadër të kryesimit të OSBE, pati një bisedël telefonike me presidentin ukrainas duke e ftuar këtë të fundit për një vizitë në Tiranë.