Hapja 100% e listave dhe koalicionet/ Gjiknuri zbulon qëndrimin e PS pas kërkesave të opozitës

0
Gjigandi

Ka përfunduar pas 2 orë e gjysmë diskutimesh takimi mes palëve në Këshillin Politik, ku u diskutua rreth ndryshimeve kushtetuese në lidhje me zgjedhjet.

Opozita doli me qëndrim për hapjen 100% të listave dhe mos ndryshimin e skemës së koalicioneve, ndërsa PS flet aktualisht vetëm për hapje listash jo më pak se 2/3.

Damian Gjiknuri, teksa dha detaje për mbledhjen, nuk ishte i qartë nëse listat do të hapen 100%, por theksoi se çdo gjë është e mundur.

Deklarata e Gjiknurit

Duhet përshëndetur fakti se risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur me vend edhe tek opozita politike. Opozita jashtëparlamentare mbështet hapjen e listave dhe këtë ia delegon Kodit Zgjedhor. Kanë mbi 1 muaj që kundërshtojnë një iniciative, që tani e mbështesin. Ndryshimet në amendimet fillestare adresojnë edhe kërkesat e opozitës. Për koalicionet do të zgjedhim modelet më të mira perëndimore. Këto do zgjidhën përmes kodit zgjedhor. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Duhet shumë kujdes.

RonaTyra

Pyetje: A do jenë koalicionet në formën aktuale?

Nuk kemi gjetur ende modele me lista të hapura, rajonale me këtë skemë koalicionesh. Ta gjëjnë dhe e diskutojmë. Shqetësimet do të adresohen me qetësi tek Kodi Zgjedhor. Listat do të hapen jo më pak se 2/3, për këtë vendosin deputetët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu