Samir Handanoviç i ka dhënë lajm të madh skaudrës së Interit.
Gardiani i portës ‘ziekaltërt’ pritet të jetë gati për ndeshjen derbi ndaj Napolit.
Gazeta italiane raporton se Handanovici do të luajë kundër Napolit në “San Paolo” për ta ndihmuar skuadrën të rikthehet pas humbjes 1:0 nga ndeshja e parë.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se portieri slloven është rikuperuar nga lëndmi dhe do të jetë i gatshëm për lojë pas rikthimit të futbollit italian.
Deri më tani, portën e Interit e ka mbrojtur, Daiele Pandelli, por 35 vjeçari dështoi të zëvendësojë si është më së miri Handanoviçin.