Hakerat mund të ‘shkatërrojnë’ telefonin me anë të karikuesit

0
Gjigandi

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të “shkatërrojnë” smartphone-in tuaj.

Sipas Android Central, studiuesit nga “Tencent Security Labs” gjetën një mënyrë për të rishikuar portat USB të 18 modeleve të ndryshme të ngarkuesve të shpejtë.

Ata e bënë eksperimentin e tyre në 35 lloje të ndryshme të ngarkuesve të shpejtë, por pa zbuluar emrat e markave.

Karikuesit e shpejtë janë mjaft të përdorur sepse ato mundësojnë që pajisjet të karikohen në mënyrë të shpejtë. Ata mund të marrin informacion nga pajisja që ata ngarkojnë dhe t’i japin asaj fuqinë që i nevojitet.

Ekspertët e sigurisë Tencent ishin në gjendje të manipulonin këtë kod. Kjo bëri që karikuesit të dërgonin një tension shumë të lartë në një pajisje, duke bërë që ajo të prishej ose të merrte flakë.

RonaTyra

Për të shmangur që kjo të ndodhë, Tencent ka këshilluar të mos ndani me të tjerët karikuesin e telefonit.

Ekzistojnë gjithashtu raporte që tregojnë se karikimi i shpejtë nuk është i shkëlqyeshëm për jetëgjatësinë e baterive. Kështu që ata këshillojnë të përdorni vetëm një ngarkues standard.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu