Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e fundit të komisionit të ligjeve për ndryshimet kushtetuese, duke i konsideruar si një tentativë e Edi Ramës për të shpëtuar nga gropa që i ka hapur vetes.
Gjata tha gjatë një interviste nuk ka ndodhur kurrë që të bëhet ndërhyrje në Kushtetutë përmes vendimeve me anë të celularit dhe duke larë enët, ndërsa shtoi se është dalë hapur kundër marrëveshjes së 5 qershorit dhe opinioneve të ndërkombëtarëve.
“Pikërisht tani që ekonomia po shkon gropë e më gropë, Edi Ramës i teket që të bëjë ndryshime kushtetuese. ndërsa është bërë një marrëveshje me pjesmarrjen e ndërkombëtarëve. Kjo u bë me iniciativën e partive të vogla që dolën nga listat që të mos futen vetë në parlament. Ata as e kanë idenë se çfarë është pragu elektoral, jo 5 po 2, jo 2 po 3. Asgjë nuk merret vesh, çfarë do shkojë në Parlament. A ka një relacion shkencor dhe doktrinar, sepse po hyhet në themelet e një vendi.
Çfarë studimesh ke bërë që duheshin këto gjëra. Nuk miratohen me celular të gjitha këto. Janë 10-15 që si njeh askush, që si njeh njeri në rrugë. Kërkon konsensus të gjerë, debate pa fund. Pas ’98 nuk ka ndodhur që Kushtetuta të miratohet pa konsensus. E para është frika që ka kapur Edi Ramën. Është frika e humbjes së privilegjeve apo humbja e pasurive abuzive. E detyron t’i hyjë një aventure të tillë sa t’i hyjë detit në këmbë. Boll i gjatë është Edi Rama por jo sa të bëjë akte të tilla.
Edi Rama nuk di të bëjë as politikë, mbylli njerëzit brenda. E kemi thënë me kohë që mbylli televizionin privat dhe shpenzoi 140 milionë euro për gjyqin. Doli e zeza mbi të bardhë se këto miliona lekë që i paguajmë të gjithë janë prej vendimeve të Edi Ramës. Duke larë enët dhe me cellular të ndryshojmë Kushtetutën. Marrëveshja u bë, tjetër nuk ka, sit ha Rama në Janar, unë votat i kam e miratoj reformën zgjedhor, janë të gjitha publike. Po të dojë opozita të vijë po të dojë të mos vij. Por ndalu beg se ka hendek, dolën kushtet e Bundestagut, dhe u bë reforma me opozitën reale.
Çfarë miraton këshilli politik e votojmë në parlament. U mbyll marrëveshja, pse po e prish tani, apo se je i humbur në këto zgjedhje. Dhe me pasoja të rënda, se kushdo humb. Dolën 88 deputetë që thonin se e votojmë reformën zgjedhore, por ky nuk pranoi, bëri këtë gjënë tjetër. Po rrit borxhet financiare tani për të rritur rrogat dhe pensionet, çfarë nuk ka ndodhur për 7 vjet. Tani kujtohet. Miraton fondet e riritjes së pagave të ushtarakëve se i duhen për zgjedhje”, tha Gjata.