Hajdari shton kërkesat: Numërim elektronik për të balancuar administratën politike

0
Gjigandi

Deputetja, Rudina Hajdari, krahas kërkesës për hapjen e listave ka dalë me propozimin për futjen e numërimit elektronik për të balancuar administratën zgjedhore politike.

Sipas saj, numërimi elektronik do të jepte një garanci shtesë që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo thjesht nga militantë partie.

Hajdari: Fokusi im janë ndryshimet kushtetuese. Rishikimi i Kushtetutës është një angazhim serioz dhe duhet të marrë vëmendjen e duhur. Sa i përket Këshillit Politik dhe marrëveshjes, ju e dini se ajo u plotësua, u kodifikua, u shqyrtua dhe dakordësua nga të gjitha palët. Ajo që ka mbetur është të plotësohet me elementë shtesë. Për ta bërë më të plotë këtë reformë zgjedhore duhet të kemi këto elementë shtesë. Kam kërkuar hapjen e listave, votimin e diasporës, ndoshta dhe përfshirjen e numërimit elektronik si një element shtesë për të balancuar faktin që administrata zgjedhore nuk u depolizua. Numërimi elektronik do të jepte një garanci shtesë që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo thjesht nga militantë partie.Përfaqësuesit që janë aty numërues bëjnë abuzime të shumta sa i përket numërimit të votës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu