Hafizi: Ja pse jam shkëputur prej vitesh nga trajnimi i skuadrave

0
Gjigandi

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, është shkëputur prej afro 15 vitesh nga bota e trajningut. Në një prononcim për “Fan Zone” në Supersport, 67-vjeçari tregoi pse ka marrë këtë vendim për të mos e ushtruar profesionin e tij për shumë vite me radhë, ndërkohë që foli edhe për situatën alarmante te Vllaznia, duke deklaruar:

“Nuk është hera e parë që në Shkodër ka probleme. U bë e bezdisshme ngjarjet që ndodhin te Vllaznia. Të stërpërsëritura. Në fund të fundit do të vuaj tifozeria, e cila këto vitet e fundit po vuan shumë. Që nga rënia nga kategoria, deri më sot, që mendon të dalë në play-off. Nuk është e bukur për ekipin, qytetin, për atë skuadër që kanë qenë në elitë. Nuk i shikoj dot lajmet për Vllazninë, sepse mërzitem, gjithmonë e njëjta situatë. Nuk i kanë hije Shkodrës këto gjëra.

Kombëtarja po bën rinovimin. Po bëhet zëvendësimi i brezave. Nuk besoj se ka ndonjë të pazëvendësueshëm. Është Reja ai që vendos. Unë kam kohë që jam shkëputur nga trajnimi i skuadrave. Po bën 10-15 vjet. Nuk kam pasur asnjë nxitje për të marr ekipe. Nuk e gjej veten në këto trajtimet që iu bëhen skuadrave. Në marrëveshjet me presidentet. O do të futesh dhe të heqësh vallen siç duan ata ose mos futesh fare. Unë kam zgjedhur këtë të dytën. Më ka ikur edhe dëshira. Kur shkëputesh shumë, edhe futbolli të le.

Babi i Leit ka qenë merakli flokësh, nuk i binte topit me kokë se i prisheshin flokët, por në futboll duhet ti biesh edhe topit me kokë (qesh). Nuk e merrja dot veten për 5 minuta, kur i bija topit me kokë, imagjino çfarë dhimbje e madhe”, u shpreh Astrit Hafizi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu