Haaland e bën fakt të kryer para prezantimit, zgjedh numrin e babait te Manchester City

0
Haaland e bën fakt të kryer para prezantimit, zgjedh numrin e babait te Manchester City
Gjigandi

Ka vetëm një gjë që tifozët e Manchester City duan këto ditë; një foto të Erling Haaland me fanellën e re të shtëpisë, i shpallur zyrtarisht si sulmuesi i tyre i ri. Marrëveshja e Haaland për t’u transferuar nga Borussia Dortmund te Manchester City është shpallur, me vetëm formalitetet për t’u përfunduar.

Ndeshjet e tij të fundit në Dortmund, dhe tani katër ndeshjet e Norvegjisë në Ligën e Kombeve, natyrisht që e kanë vonuar prezantimin në “Etihad”, por nuk i kanë ndaluar mbështetësit në mediat sociale të vërshojnë çdo postim me variacione të ‘#AnnounceHaaland’.

Pra, kur vetë Haaland postoi tweet-in e parë në lidhje me “qytetarët” të premten mbrëma, përgjigja ishte pikërisht ashtu siç mund të pritej. Erling Haaland iu dërgoi mesazhin e parë tifozëve të Manchester City me aludim për numrin e fanellës.

Duke postuar një foto të tij si vogëlush me fanellë shtëpiake të “Le Coq Sportif City”, Haaland shkroi: “To be continued.” Krahas një fotografie të pjesës së pasme të fanellës në fjalë, norvegjezi shkruante ‘DAD 15’.

Tifozët e Manchester City kujtojnë se Alf-Inge Haaland kishte veshur numin 15 gjatë kohës së tij në “Etihad”, kohë kur lindi Erling, kështu që fokusi i këtij postimi në atë numër është marrë nga shumë si një aluzion masiv se sulmuesi i ri do të mbajë të njëjtin numër të babait.

RonaTyra

To be continued.  🔜 💙 pic.twitter.com/zSbIHFMANT

– Erling Haaland (@ErlingHaaland) June 10, 2022

Do të kishte kuptim, me atë numër bosh që nga viti 2019, dhe të gjithë numrat tradicionalë të sulmuesve të zënë aktualisht. Gabriel Jesus ka 9, Jack Grealish është 10, Oleksandr Zinchenko është 11.

Nëse Jesus largohet, do të kishte kuptim një shkëmbim i drejtpërdrejtë me 9. Grealish nuk po shkon askund, kështu që 10 është jashtë diskutimi. Sterling dhe Zinchenko janë lidhur me largim të mundshëm, ndaj numrat e tyre mund të çlirohen.

Disa sulmues pëlqejnë nr.19 nëse nuk mund të kenë 9. Ky numër (19) është i disponueshëm te Manchester City, por sugjerimi sentimental i Haaland për të marrë 15 mund të funksionojë për të gjitha palët.

Do të mbante të lumtur Jesus, Sterling dhe Zinchenko, nëse do të qëndronin, do të forconte dashurinë mes Haaland dhe tifozëve, duke theksuar lidhjen e mëparshme, që prej babait futbollist, me klubin blu.

Në të ardhmen, Haaland mund të ndjekë Sergio Agueron me numrin 9 ose 10. Për momentin po “ia shkel syrin” numrit 15, që mbante dikur babai i tij me të njëjtin klub. Është një zgjidhje që i mban të gjithë të lumtur, të motivuar dhe pa prishur harmoninë e skuadrës. Prandaj, quajeni “Haaland 15”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu