Liverpool ka fituar titullin në Premier League duke i dhënë një leksion futbolli të gjithë skuadrave të tjera, duke përfshuar këtu edhe ish-kampionët e Manchester City-t.
Ilkay Gundogan, mesfushori i Qytetarëve, ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe për revanshin që City do të kërkojë të marrë ndaj Të Kuqve.
“E dime se çfarë mund të bëjmë më shumë në sezonin e ardhshëm për të luftuar përsëri për titullin”, ka thënë Gundogan për Sky Sports.
“Kemi fituar dy kampionate radhazi, që është gjithmonë e vështirë, por në sezonin e ardhshëm do të jemi të motivuar që ta fitojmë përsëri titullin”.
“Në ketë sezon kemi humbur shumë pikë në ndeshje që më parë arrinim t’i fitonim. Nuk kemi luajtur mirë në ndeshjet që kemi luajtur në shtëpi, veçanërisht në krahasim me sezonet e mëparshme”.
“Më pas kemi bërë gabime individuale, kështu që kemi shumë punë për të bërë. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga zero”.