Guardiola nuk pranon të krahasohet Jesus me…

0
Gjigandi

Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus janë shokë skuadre te Manchester City, të cilët kontestojnë njëri tjetrin për rolin e sulmuesit të skuadrës.

Dëmtimi i Aguero ka bërë që Jesus të fitojë vendin titullar në ndeshjet e fundit të ‘Citizens’. Megjithatë, i pyetur për një krahasim mes dy lojtarëve, Pep Guardiola ka thënë se është e padrejtë të krahasohen këta dy lojtarë, duke vlerësuar lart Agueron për të arriturat e tij, por edhe Jesus për kualitetet.

“Askush nuk mund të krahasohet me ato që Sergio ka bërë gjatë karrierës së tij – së pari pasi është më i vjetër se Gabriel”, ka thënë Guardiola.

“Është perfekte për nese pasi ata janë të shkëlqyer. Çfarë bën njëri, tjetri ndoshta ngec. Gabriel ka diçka unike. Ai ndihmon të jemi më agresivë. Ai është luftëtar. Më kujtohet sa gola kemi shënuar falë tij. Është special për ne. Por, është e padrejtë të krahasohen lojtarët. Secili lojtar është ndryshe”, ka shtuar mes tjerash trajneri katalan.

Aguero lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City. Inter është një nga skuadrat e shumta që lidhet me të.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu