Grumbullim kundër rregullave anti-Covid, procedohen 8 protestues të uzinës së Ballshit

0
Gjigandi

Tetë protestues të uzinës së Ballshit, të cilët ishin pjesë e protestës para uzinës së Ballshit për të kërkuar rrogat e prapambetura janë proceduar penalisht.

Policia thotë se procedimi ndaj tyre vjen pasi organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhrin Nr.351 datë 29.06.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarrjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për ndjekje të mëtejshme.

RonaTyra

Për të dytën ditë me radhë punonjësit e rafinerisë së Ballshit dolën në protestë, duke kërkuar rrogat e prapambetura dhe përmirësimin e kushteve të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu