Pak minuta më parë, pranë Liqenit Artificial, një grua rreth të 60-ve ka tentuar të varë veten.
Fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në kohë dhe tragjedia u mund të shmangej.
Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.
Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.
Nuk dihen arsyet që e shtynë gruan drejt aktit ekstrem dhe as gjendja e saj aktuale shëndetësore.