Izabele Silva, gruaja e Tiago Silvas, tha publikisht se dëshira e bashkëshortit të saj dhe vetë asaj është të vazhdojnë të qëndrojnë në Paris, duke i dhënë fund ëndrrave të milanistëve që ta shohin dhe një herë me fanellën kuqezi.
Por, është agjenti i mbrojtësit brazilian ai që ka menduar t’i bëjë të ëndërrojnë edhe njëherë, teksa u shpreh se asgjë nuk është vendour akoma në lidhje me të ardhmen e 35 vjeçarit.
Ndonëse është plot 35 vjeç, emri i Tiago Silvas vazhdon të tërheqë vëmendje në merkato, për shkak se vlerësohet si një mbrojtëse tepër i fortë.
Duke qenë se kontrata e tij skadon në datë 30 qershor, ka ekipe që kërkojnë të përfitojnë nga kjo gjë dhe të afrojnë një mbrojtës me eksperiencë si Silva.
Një ndër këta klube është edhe Milani. Një afrim i tillë do t’i gëzonte pa masë milanistët, që e kanë peng në zemër akoma ikjen e Silvas dhe Ibrës në vitin 2012, transferim që ndodhi më së shumti prej vështirësive financiare që po kalonte klubi sesa për dëshirë të lojtarëve.