Grabitja e të moshuarve në Gjirokastër, policia jep detaje: Hajduti hyri…

0
Gjigandi

Dy të moshuar janë grabitur në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Ai është shtetasi V. K., 32-vjeç, banues në në lagjen “18 Shtatori”, i cili tashmë do të ballafaqohet me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja?

Në orët e para të mëngjesi të sotëm, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në banesën e 2 të moshuarve, në katin e parë të një pallati, shtetasi V.K. ka hyrë nga dritarja e tualetit dhe vjedhur 18.700 lekë, ashtu siç edhe policia njofton. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

RonaTyra

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu