Goditje e madhe për La Liga – ja kur rifillon futbolli në Spanjë

0
Gjigandi

Pikëpyetjet vazhdojnë të ngritën mbi vazhdimin e futbollit në ligat kryesore evropiane.

Bundesliga (futbolli gjerman) vazhdon të jetë e vetmja ligë që ka njoftuar për rifillimin e sezonit dhe planifikon që të luajë në vikend ndeshjet e para pas pandemisë Covid-19.

Vendet e tjera si Italia, Spanja e Anglia, vazhdojnë të kenë vetëm plane, por të cilat po rrezikohen çdo ditë e më shumë.

‘Sport’ raporton se La Liga nuk do të rifillojë derisa i gjithë vendi të lirohet nga mbyllja, dhe instituti kombëtar i shëndetit ta lejojë një gjë të tillë.

Skuadrat do të vazhdojnë me stërvitjet individuale, duke mos pasur drejtë të grumbullojnë më shumë se 6 lojtarë në një seancë stërvitore.

RonaTyra

Më 18 maj skuadrat pritet të kalojnë në fazën e dytë të protokolit, kurse nëse gjithçka shkon sipas planit të ligës, më 25 maj do të mund të nisin stërvitjet e para grupore.

Ndeshja e parë mund të luhet më 8 qershor, por gjithmonë nëse autoritetet vendosin që deri atëherë të hapin të gjitha zonat në vend.

Kushti i fundit e vë në pikëpyetje të madhe fatin e sezonit të La Liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu