Gjatë ditës së djeshme, CAS ka pranuar apelin e Manchester Cityt ndaj vendimit të UEFA-së për ta përjashtuar nga garat evropiane për dy vitet e ardhshme.
Gjithashtu ish-kampionëve të Premierligës i është zvogëluar dënimi nga 30 milionë euro në vetëm 10 milionë euro.
Për këtë ka folur edhe trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho.
Ai e ka quajtur të turpshëm vendimin e UEFA-s pasi sipas tij ose duhej të ishte i pafajshëm dhe të mos dënohej fare ose të përjashtohej, duke aluduar në 10 milionëshin.
“Është një vendim i turpshëm sepse nëse City nuk është fajtor për rastin, atëherë nuk ndëshkohesh me 10 milionë euro”, tha Mourinho.
“Nëse nuk jeni fajtor nuk duhet të keni gjobë. Nëse ata janë fajtorë, vendimi është gjithashtu një turp dhe do të duhej të përjashtoheshin nga garat”.
“Nuk e di nëse Manchester City është fajtor apo jo, por në të njëjtën mënyrë është një vendim i turpshëm”, ka thënë ndër të tjerash tekniku portugez.