Goci: Shqipëria nuk del më nga protestat, Rama e ka zhytur vendin si me qenë bixhozxhi

0
Goci: Shqipëria nuk del më nga protestat, Rama e ka zhytur vendin si me qenë bixhozxhi
Gjigandi

Duke e prekur temperaturën nga brenda prej kaq ditësh, pedagogu dhe analisti, Ervin Goci, thotë se Shqipëria nuk del më nga protestat.

I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava ai thotë se sot në Shqipëri kushton shumë më lirë sesa të rrish kot.

“Të rrish kot kushton shumë shtrenjtë, të protestosh kushton shumë herë më lirë sot në Shqipëri dhe këtë e tregoi për dy ditë. Kryeministri këtë frikë ka, nuk ka hallin e lekëve. Nuk më intereson fare sa i trembur Rama, nuk kam dalë në shesh për të tregur njeri por për të treguar se në fund fare zotërit e këtij shteti janë shqiptarët. Është protestë e shqiptarëve. Ne duhet ti japim zë gjithë kësaj energjie dhe shpërthimi popullor i cili zien. Edhe sikur mos t’ja arrijmë kësaj, garantoj që në Shqipëri kjo lloj proteste që ka nisur do të jetë për muaj e muajn, ky vend nuk del më nga protesta se është e pamundur”.

Sa i takon situatës ekonomike ku gjendemi, Goci thotë se Rama e ka zhytur vendin si të ishte bixhozxhi.

“Ai njeriu që sot qeveris atje e ka zhytur vendin si me qenë bixhozxhi, ka humbur faturat, kontrollin ekonomik, i ka cuar të gjitha paratë në koncesione, nuk anuloi një koncesion as kur ishte pandemia. Është kriminale”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu