“Gojën nuk kam për ta mbyllur”- Rama sërish për SPAK-un: Për mua derën e ka të hapur, bujrum!

0
“Gojën nuk kam për ta mbyllur”- Rama sërish për SPAK-un: Për mua derën e ka të hapur, bujrum!
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga opozita se ka kërcënuar SPAK-un. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se SPAK-u e ka derën e hapur, ndërsa thekson se kanë qenë “non gratat” atë të cilët betoheshin se nuk do ta votonin reformën në drejtësi.

Sërish kreu i qeverisë thekson se gojën nuk ka për ta mbyllur, pasi SPAK duhet të mos godasë njëanshmërisht. “Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”, mbyll postimin e tij Rama.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”,

shkruan kryeministri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu