Gjykata e Posaçme rrëzon kallëzimin e Shkëlzen Berishës për Taulant Ballën

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kallëzimin e Shkëlzen Berishës për Taulant Ballën. Gjykata nuk ka dhënë asnjë argument në lidhje me rrëzimin e kallëzimit.

Në lidhje me këtë kallëzim, i cili fillimisht është bërë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kjo e fundit ka shpallur në atë kohë moskompetencë, duke e kaluar në dorë të Gjykatës Penale të Tiranës.

Kjo e fundit, duke qenë e paqartë në lidhje me kompetencën ia ka kaluar Gjykatës së Lartë, e cila ka vendosur përfundimisht mbi kompetencën.

Supremja ka vendosur që çështja të merret nën shqyrtim përfundimisht nga Gjykata e Posaçme. Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ” nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Këto deklarata të Ballës janë konsideruar shpifje nga ana e Shkëlzen Berishës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu