Gjykata Regjionale e Koelnit në Gjermani e ka dënuar ish-kampionin e botës në boks, Felix Sturm, me burg.
Sturm të enjten është dënuar me tre vjet burg për evazion fiskal dhe për tentim të evazionit fiskal.
Ai është shpallur fajtor për fshehje të rreth një milion euro nga autoritetet tatimore në periudhën prej 2008 deri 2010 si dhe gjatë vitit 2013, njofton gazeta gjermane “Bild”.
Sturm ishte arrestuar në prill të vitit 2019 dhe ka mbajtur burg për afro nëntë muaj. Në dhjetor doli nga burgu në pritje të vendimit përfundimtar, ndërkohë që pagoi 300 mijë euro. Sipas Bild ai duhet të kthehet sërish në burg.
Sportisti ka prejardhje nga Bosnja, ndërsa emri i tij i vërtetë është Adnan Çatiq.